Ato të dyja i njohim të gjithë. Janë dy motrat me stil, class dhe elegancë, ato motrat që i sheh kudo dhe mjafton një buzëqeshje e tyre për të marrë energji të mirë. Po-po, po flasim për ato, motrat Berisha, për Sarën dhe Ditean. Mes postimeve në “Instagram”, mund të lexosh “Door 903” dhe nëse ti pyet për çfarë bëhet fjalë, surpriza u zbulua. Tanimë do të kemi një brand të veçantë të Sarës dhe Diteas që do të quhet pikërisht “Door 903”. Ka stil, ka rehati, ka elegancë, ka hijeshi mesdhetare, ka cilësi të pakrahasueshme. Një derë e hapur drejt modës, së bukurës, një derë që e quajmë thjesht “Door 903”. Pritjes i ka ardhur fundi dhe ti tani mund të marrësh “the girl next door”, nga koleksioni që të prek, të magjeps, të bën për vete, nga ai që shkruhet me shkronja të mëdha: DOOR 903.