Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre 26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani! 26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve 26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes! 26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet  26/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Dilja nga mbledhja, shkoja ushqeja vajzat”, Jorida Tabaku rrëfehet në MAM!

04/07/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Dilja nga mbledhja, shkoja ushqeja vajzat”, Jorida Tabaku rrëfehet në MAM!

Në episodin e dytë të MAM të Orinda Hutës ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.





Jorida Tabaku ne MAM Në episodin e dytë të podkastit MAM të Orinda Hutës, e ftuar ishte deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo ka treguar rreth dëshirës për një fëmijë me bashkëshortin, të cilët erdhën dhjetë vjet pas martese.

Orinda: “Ju si çift vendosët që ka ardhur momenti dhe ajo pjesa që të vështirësohet, që thua pse s’po vjen, ndodhi te ju? Filloi të krijonte probleme në marrëdhënie?


Jorida: Sigurisht, gjërat e mira duan kohë që të vijnë dhe sigurisht që ti gjithmonë nuk je gati. Nuk je gati asnjëherë megjithëse fillon dhe thua e mendon që ka ardhur koha që ne të kemi një fëmijë sepse ritmi i punës, ritmi i ditës është i tillë që ka një ngarkesë të jashtzakonshme, por ti kthehesh në shtëpi dhe e ke shtëpinë bosh”

Jorida gjithashtu ka rrëfyer për herë të parë rreth pritjes së ëmbël, lindjes binkakeve, premature.

“I mbanim kështu, sa një pëllëmbë dore dhe kur i mbajmë sot që nuk i mbajmë dot peshë, them sa kot që jam shqetësuar. Por kanë qenë ditë të vështira. S’kam folur asnjëherë publikisht për këtë por sa herë dëgjoj ndonjë rast kur lind një fëmijë prematurë, marr lirinë se këto janë gjëra shumë personale por i them, mos u mërzit se çdo gjë do të shkoj mirë”

Jorida vijon rrëfimin për emrat e vajzave të cilat i thërriste Ema dhe Hana gjatë pritjes së ëmbël por kur lindën bashkëshorti ia prishi planet duke i thirrur Arba dhe Iris.

Një tjetër etapë e rëndësishme, kopshti. E zgjodhën publik sepse kështu donin për të tre fëmijët, derisa një ditë një ngjarje në festën e kopshtit të vajzave do e bënte Irisin, vajzën e vogël për të qarë.

Jorida: Ato na tregonin dhe ne nuk ishim të kënaqur me eksperiencën që na ndanin. Për festën e 1 qershorit pashë një video kur një nga edukatoret e dëgjoi Irisin që po thoshte atë vjershën. Irisi është pak e turpshme, ka më pak iniciativë, ka nevojë që ta inkurajosh kur e bën diçka. Në spektakël është pak më e tërhequr. Ndoshta është dhe fakti që këto binjakët kështu vazhdojnë përjetë, njëri i pari tjetri i dyti. Dhe unë pashë një video që edukatorja i merrte mikrofonin dhe e shtynte e kjo e linte përgjysmë. I thashë, o mami po pse?- Po zysha tha se kishte shumë fëmijë, zysha tha shpejt e shpejt.- U mërzite ti? Ajo filloi të qante dhe neve aty na ka këputur shpirtin.

Një tjetër episod ishte ai kur sapo kishte lindur vajzat dhe duhet të ndante kohën mes punës dhe tyre: “Sigurisht, e kisha atëherë. Ishte shumë e vështirë sepse unë kam qenë zv.kryetare e komisionit të ekonomisë atëherë, kryetar Erjon Braçe.Duhet të shkoja edhe shumë  e pregatitur sepse Braçe është nga deputetët që lexon më shumë dhe kur u takuam herën e parë unë i thashë, në orën  12 unë ushqej vajzat, ti vazhdoje mbledhjen mos e vazhdo. Unë iki, ti bëj çfarë të duash. Në 12 pa njëçerek ai ndërpriste mbledhjen, thoshte tani kemi një pushim dhe unë shkoja me vrap në shtëpi”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre
Breaking News

“Një muaj pa ty”, Selvija ndan pamjet prekëse të Shpat Kasapit me djalin e tyre

26/12/2025
BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!
Breaking News

BBV5 “pushton” Google-in: Ja kush është banori më i kërkuar deri tani!

26/12/2025
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve

26/12/2025
“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!
Breaking News

“Kam katër Bleona brenda vetes”, rrëfimi i ndjerë i artistes!

26/12/2025
Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 
Breaking News

Zarfi i zi në shtëpinë e BBVK pas përplasjes Alba–Dolce, ja çfarë pritet 

26/12/2025
Goca, Yll Limani është BEQAR!
Breaking News

Goca, Yll Limani është BEQAR!

26/12/2025
Next Post
Java nis mbarë, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot!

Ka vetëm tri shenja me fat sot dhe jo, e jotja nuk bën pjesë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera