Sara Hoxha dhe Roerd Toçe shkëmbyen një puthje në filmin “Në kuadër të dashurisë”.
Ndarja me Ledrin e vuri më në dukje këtë moment, duke e marrë dhe si arsyen e fundit të marrëdhënies së tyre.
Në daljen e tij të fundit në “Top Arena” Roerd u pyet se sa lekë mori Sara për puthjen.
“Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithsesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës, tha ai.