Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori! 23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV  23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë! 23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë! 23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont! 23/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si u krijua Tilia, parfumi që po i çmend të gjithë këtë verë? Rrëfehen Marc Antoine dhe Quentin Bisch!

10/07/2024
in Breaking News, Kryesore, Vetëm në WHO
Reading Time: 5 mins read
A A
Si u krijua Tilia, parfumi që po i çmend të gjithë këtë verë? Rrëfehen Marc Antoine dhe Quentin Bisch!

Sot është ditë e bukur, nga ato me diell, thyer në një freski të këndshme. Jemi në Domain De Primard, një vend magjik në të cilin dëgjohen cicërima zogjsh, ku mund të ndiesh lehtësisht aroma lulesh e aty ku mund të ulesh e të bësh biseda të gjata buzë një lumi përgjatë të cilit rrëfehen kujtime. Ashtu do të bëjmë edhe ne, me dy mjeshtrat e parfumeve, Marc Antoine Barrois dhe Quentin Biscch.





Njerëzit janë të magjepsur prej fragrancave të tyre, e nëse flasim me emra “Ganymede” është padyshim ai që i çmend të gjitha shifrat. Këtë mund ta dëshmojë lehtësisht “Maison de Parfum”, ftesa e të cilit na solli deri në Paris. Nëse troket aty, gjen ekskluzivisht fragrancat e “Marc Antoine Barrois”,  mes tyre ato që po çmendin shifrat dhe jo vetëm.


Parfumet janë emocione, janë kujtime, janë copëza që ti i jep nga vetja jote atij që ke përballë. Kjo lidhet me faktin se ti dëshiron që parfumi yt të përhapet kudo, në të gjitha hapësirat ku ti e vendos veten. Në atë search-in tënd të të kërkuarit të parfumit perfekt, Marc Antoine, gjen atë për të cilin flasin të gjithë parfumin “Tilia”, ingridienti kryesor i të cilit është besimi që ai ka te puna e Quentin-it.


Një përzierje ku mbi të gjitha ka respekt dhe besim për punën, në ato përzierjet e tjera ku ka trëndafila, jaseminë, por edhe ca manjola, sepse Quentin-i i adhuron, në ato shtrëngimet e duarve e përpëlitjet e syve, për të thënë se sekreti qëndron aty, te komunikimi. Lumturia është përçim emocionesh, është liria e të bërit atë që ti dashuron, ashtu si dy artistët e parfumeve, që në krijim kanë dashuri, kanë aromë, kanë edhe “sekrete”. E nëse do të zbulonin pikërisht sekretin e suksesit të bashkëpunimit të tyre, është liria e krijimit, është korniza e tyre e mirëkopsitur që ka aromë-aromë-aromë.

Të dy janë bërë bashkë sigurisht pas një bisede rastësore të Marc Antoine me një mik të tijin, më pas një bisedë, një tjetër e një tjetër dhe në fund një aromë për të thënë se po, tani do të ecim në të njëjtën rrugë. A kanë të përbashkëta? Çmendurisht shumë. Të parën gjë të përbashkët kanë dashurinë për punën. Nëse po pyesni se çfarë e bën një ekspert parfumesh të suksesshëm, Quentin ka një përgjigje të thjeshtë, po aq sa vetë fjala. “Pikë së pari puna”. Më pas talent e ca pikëza intuitë. Një trinom perfekt. Në mes rrëfimesh, buzëqeshjes e bisedash të bëra në çdo cep të asaj hapësire magjike, veçova fillimet e Quentin-it në artin me të cilin merret tani e një moment tjetër që do ta zbulojmë më vonë.

“Mendoj që fillimet kanë qenë që fëmijë, nga mosha 5-10 vjeç. Kam nisur të jem shumë vigjilent ndaj aromave. Ndaloja njerëz në rrugë përshembull, “oh zonjë sa aromë e mirë”.Me kohën kuptova se kam një tërheqje të fortë ndaj nuhatjes së aromave. Në moshën 10-vjeçare kam një histori me mësuesen e frengjishtes, ajo kishte një parfum fantastik, shkova dhe e pyeta, por ajo nuk m’u përgjigj. Më tha: Dil jashtë, më kërko falje, unë jam mësuesja jote. I kërkova falje. Unë u fiksova me atë parfum. Shkova në një parfumeri, pyeta dhe më pas kur takova mësuesen i thashë : Aa, ti po përdor këtë parfum. Më vonë unë vendosa të bëhem parfumier, për të sjellë ato mrekullitë që nuhaten, dhe realisht atë gjë po bëj ekzakstësisht tani”.

Zbuluam dhe fragrancën e tij të preferuar dhe gjejeni çfarë?! Është Ganymede. Mes botës frymëzuese të një parfumieri, e dini cila është ajo që e mrekullon Quentin-in? Është pikërisht natyra, sot e përgjithmonë.

Është frymëzuese gjithashtu të pyesësh një njeri kaq të suksesshëm sa Marc Antoine për një retrospektivë në fëmijëri. Nuk ka nevojë për pyetje të tjera.

“Gjyshërit e mi kanë punuar në industrinë tekstile, një fushë e rëndësishme për francezët. Gjyshi im ka qenë një burrë shumë elegant. Babai im ka qenë mësues dhe asokohe ishte e vështirë të rrisje 5 fëmijë. Gjithmonë kam menduar se gjyshi im është njeri i suksesshëm, elegant. Unë jam shumë krenar për tim atë, ai nuk ka qenë kurrë elegant sepse i është dashur të bëjë ca zgjedhje në jetë. Ai na dërgonte dy muaj me pushime te gjyshërit dhe këto lloj pushimesh më frymëzonin. Kam pasur fëmijëri të lumtur, sigurisht nuk është e lehtë me 5 fëmijë. Jam rritur duke mësuar shumë vlera, me shumë dashuri”.

Por, mes fëmijërisë e asaj që është sot, në një vizion për të ardhmen Marc Antoine tha:

“Unë e di çfarë ëndërroj për kompaninë time, por nuk di të them ekzatësisht kohën në të cilën mund të ndodhin gjërat, mund të ndodhë shpejt, ose ngadalë, varet nga mundësitë që do të kemi. E vetmja gjë që di është që dua të mbetemi të pavarur, besnikë ndaj rregullave të kompanisë. Një gjë që mendoj se ka rëndësi është që nuk kemi askënd pas që na shtyn për rezultate, këtu mund të flas për investitorë. Ne mund të bëjmë çfarë të duam. Nëse për 2-3 vjet nuk duam të bëjmë parfume, askush nuk mund të vijë dhe të na thotë të kundërtën. Por nëse më pyet se çfarë do të ndodhë pas disa vitesh, askush nuk e di këtë gjë”.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!
Breaking News

Një banor i verbër bëhet pjesë e BBV, për herë të parë në histori!

23/12/2025
“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 
Breaking News

“Po ti a s’je i martuar?”/ Përkëdheljet dhe afrimiteti Miri-Selina ndezin debatet në BBV 

23/12/2025
“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!
Breaking News

“Selvija më mban gjallë”, Nëna e Shpatit ka një mesazh për të gjithë!

23/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!
Breaking News

Egla ironizon Luizin? Një dramë e re mund të jetë duke u dukur në horizont!

23/12/2025
Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”
Breaking News

Modelja e njohur mbetet pa dhëmb: “Ja çfarë bëjnë nënat për fëmijët e tyre…”

23/12/2025
Next Post
Njihuni me “Hyper Pro”: novacioni i glo™️ në duhanin me ngrohje, vjen në Shqipëri

Njihuni me "Hyper Pro": novacioni i glo™️ në duhanin me ngrohje, vjen në Shqipëri








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera