“Vendosa të ndahem, por nuk do të ndalemi së qeni familje. Nuk ishte gabim as të përpiqeshim një mijë herë më shumë kur ka dashuri. Nuk pendohem për asgjë, por sot duhet të mbetem vetëm. Nuk ka fajtorë apo palë të treta”.
Këto ishin fjalët që konfirmuan ndarjen e Wanda Naras nga Mauro Icardi. Prej asaj kohe ajo po shijon jetën e saj të re si beqare në vende si Rio de Zhaneiro dhe Miami, ndërsa futbollisti përgatitet për sezonin e ri Galatasarayn në Turqi.
Por së fundmi një lajm tjetër po bën xhiron e rrjetit. Sipas moderatorit të talk showt Majo Martino i programit “Mañanísima”, Icardi ka marrë vendimin drastik për të bllokuar kartat e kreditit të nënës së dy vajzave të tij.
Për këtë temë ka folur edhe Ana Rosenfeld, avokatja e Wandës. “Këtu nuk ka gënjeshtra, përkundrazi. Janë realitete që, sigurisht, realiteti rrotullohet si bota, por kjo është e vërteta.
Nuk e di nga ka ardhur ai informacion. Po, është e vërtetë që burrat e përdorin shpesh këtë si masë shtrënguese. Në rastet që kam punuar për pesëdhjetë vjet, gjëja e parë që bëjnë burrat është të heqin kartën e kreditit ose të mos kujdesen për mbështetjen e fëmijëve të tyre”, ka përfunduar avokatja.