Fotot e Chiara Ferragni dhe Silvio Campara së bashku në plazh janë bërë virale në rrjet. Pas thashethemeve se mes influencueses dhe biznesmenit të sektorit të këpucëve ka nisur një romancë, revista italiane “Chi” ka publikuar pamjet nga takimit i tyre në Forte Dei Marmi.
Chiara tani ndodhet me pushime në Greqi ndërsa Silvio është ende në Forte dei Marmi, por pa gruan e tij. Revista ‘Chi’ shkruan se mund të ketë një krizë mes dy bashkëshortëve dhe nuk përjashton që baza e kësaj ndarjeje mund të jetë afrimi mes 45-vjeçarit dhe Ferragnit.