Divorci i princ Lekës dhe aktores së njohur Elia Zaharia ka qenë për muaj me radhë në qendër të vëmendjes. Divorci zyrtar erdhi më 25 prill të këtij viti, teksa princi ka bërë publike edhe lidhjen e re me fotografen Blerta Celibashi. Pas lidhjes edhe bashkëjetesa dhe mesa duket shumë shpejt do të kemi dasmë. Në një foto të postuar prej saj në rrjetet sociale, bie në sy një koment të cilit i ka bërë “like”.
“Yll me yll, të ka rënë nuri i dasmës”, shkruan komentuesi, duke ngritur dyshimet se dasma e çiftit është afër. Dyshja ende nuk ka konfirmuar asgjë.