Në vitin 2025 na pret një surprizë e madhe. Rihanna do të sjellë albumin e nëntë të sajin. Këtë e kanë konfirmuar burime për “The Sun” dhe ky do të jetë rikthim pas thuajse 1 dekade. Ajo gjatë këtyre viteve ka krijuar linjën e saj duke u konsideruar si një prej sipërmarrëseve më të suksesshme, por është bërë edhe nënë e dy fëmijëve.
“Ka qenë një shaka e vazhdueshme se sa kohë ka marrë për t’u publikuar albumi i nëntë i Rihannas, por më në fund pritja pothuajse ka mbaruar” ka thënë burimi.