Këngëtarja Soni Malaj kësaj rradhe nuk ka duruar, duke reaguar kundrejt një foto që qarkullon nëpër rrjete sociale. “Faqja fantazëm” siç e quan ajo, ka postuar një foto ku nëpërmjet një aplikacioni ka transformuar hundën e këngëtares. Më pas është bërë krahësimi i fotove aktuale të Sonit nën dixhiturën “si ka qënë dhe si është bërë”, duke e kategorizuar këtë ndryshim si ndërhyrje kirurgjikale.
E gjitha kjo situatë nuk ka zgjatur shumë, pasi menjëherë Soni Malaj ka postuar në adresën e saj foton origjinale duke akuzuar faqen për lajme të rrema.
Ja çfarë shkruan këngëtarja:
“Ja edhe kur faqe fantazëm, modifikojnë fotot dhe na bëjnë këto të ashtëquajturat “para dhe pas” me qëllim dizinformimin e publikut!!! Turp!!!”