Një javë më parë në media qarkulloi një lajm që i befasoi të gjithë.
Álvaro Morata dhe Alice Campello konfirmuan ndarjen pas 8 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve. Pas mesazheve të ndarjes, rrjeti shpërtheu me hamendësime se ndarja ka ardhur për shkak të tradhtisë nga ana e futbollistit.
“Është diçka e rreme. Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime. Jam shumë i qartë, marrëdhënia jonë si çift ka mbaruar… Ruajmë një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e 4 fëmijëve tanë, edhe pse nuk ka kthim pas. Të dy ishim të qartë se preferonim ta ndërprisnim marrëdhënien si çift. Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një zhvendosje tjetër. Unë, sikurse e dini, zgjodha Milanin për ta vazhduar karrierën, ka thënë ai.