Ju e dini se veshja juaj është e mirë kur një fustan Bottega Veneta dhe takat prej 1500 dollarësh konsiderohen si pjesët më të lira të pamjes suaj. Dhe pikërisht ky ishte rasti me pamjen e fundit të Dua Lipës.
Më 16 gusht, këngëtarja e “Houdini” doli me të dashurin e saj Callum Turner në Londër. Ajo kishte veshur një fustan asimetrik Bottega Veneta lëkurë ngjyrë vishnje të shoqëruar me një çantë dhe taka të zeza me rripa, gjithashtu nga marka luksoze e modës.
Por bizhuteritë e Lipës vodhën vëmendjen. Bizhutë e saj vlejnë kolektivisht 76,800 dollarë – si çmimi i një makine të re luksoze.
Ylli i popit ishte zbukuruar me bizhuteri të stilistëve, duke veshur një unazë të Tiffany and Co. (10,000 dollarë), një orë ari Panthère de Cartier (21,000 dollarë) dhe një unazë Small Link (5,800 dollarë) nga Koleksioni Tiffany HardËear.
Ajo përfundoi me një byrzylyk ari 40,000 dollarësh Tiffany Lock të mbuluar me diamante të rrumbullakëta.