Alice Campello ka folur për ndarjen nga Alvaro Morata, duke mohuar deklaratat e ish-burrit, i cili ka mohuar ta ketë tradhtuar.
I intervistuar nga gazetari Javier de Hoyos për televizionin spanjol De Corazón, sulmuesi i ri i Milanit zbuloi: “Alice donte të qëndronte në Spanjë, ajo nuk donte një zhvendosje tjetër. Pavarësisht pikëpamjeve kontradiktore, marrëdhënia jonë mbetet e shkëlqyer për mirëqenien tone, të katër fëmijëve tanë, por nuk ka kthim prapa”.
Alice Campello u përgjigj me një përgjigje të thatë: “Por, nuk është e vërtetë”.