Sidorela Gjoni do të drejtojë këtë sezon programin kushtuar aktualitetit dhe ngjarjeve të ditës në “Top Channel”. Bëhet fjalë për programin e përditshëm “Shqipëria Live” që për disa sezone është drejtuar nga Erjona Rusi dhe prej nëntorit të vitit 2022 gjithashtu nga Arjon Muça. Por ky sezon vjen me ndryshime, është pikërisht gazetarja Sidorela Gjoni e cila rikthehet në logon e Top Medias, pasi më herët ka drejtuar “Breaking” në Top News, që do të jetë çdo ditë në drejtimin e “Shqipëria Live”. Kujtojmë se në puntatën e fundit të emisionit, Erjona u përshëndet me teleshikuesit duke sqaruar dhe arsyet e largimit nga programi.