Pas dy vitesh martesë, Jennifer Lopez thuhet se ka gjetur një ndjenjë “lehtësimi” pas vendimit të saj për të paraqitur kërkesën për divorc nga Ben Affleck, pavarësisht hezitimit të saj fillestar për t’i dhënë fund martesës. Burime pranë këngëtares kanë përmendur se që nga depozitimi i dokumenteve të divorcit në Los Angeles javën e kaluar, Lopez ka ndjerë një lehtësim të dukshëm.
“Ka qenë tepër e vështirë për të që Ben zgjodhi të largohej nga martesa e tyre dhe të vazhdonte jetën e tij, duke e lënë atë pas”, tha një burim i brendshëm për People.
“Ajo nuk donte një divorc. Ajo donte t’i kuptonte gjërat. Ata e duan njëri-tjetrin. Jennifer nuk është tipi që thjesht dorëzohet. Ka qenë torturë për të që të presë derisa gjërat të zgjidheshin.”
“Familja dhe miqtë e saj pajtohen se ishte vendimi i duhur”.
Nga ana tjetër, Affleck është parë rreth Los Anxhelosit, me sa duket me humor të mirë. Gjatë fundjavës, ai u fotografua duke buzëqeshur.