Për herë të parë që prej vitit 2003, as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi nuk u përfshinë në mesin e të nominuarve për çmimin “Topi i Artë”.
Ronaldo, i cili e fitoi çmimin pesë herë, nuk arriti të nominohej as vitin e kaluar, ndërsa Messi, i cili e fitoi atë për herën e tetë rekord në 2023 dhe është nominuar 16 herë, humbi mundësinë pavarësisht fitores së Argjentinës në Copa America.
Spanja, fituese e Kampionatit Evropian të këtij viti, ka gjashtë lojtarë të nominuar, duke përfshirë lojtarin 17-vjeçar të Barcelonës, Lamine Yamal dhe Nic Williams, Alejandro Grimaldo, Dani Olmo, Rodrigo dhe Dani Carvajal, të cilët gjithashtu fituan Champions League me Real Madridin.