Loredana dhe Tayna publikuan këngën “Na 2”, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë në rrjet. Por ka dhe gjithashtu po thuhet se kënga është thumb për çiftin Mozzik-Lotina.
Pse? Le t’i shohim detajet:
“Nuk po du me t’nguc (ngacmoj) se ma qet diss-in e ri” , mund t’i referohet pikërisht këngës së Mozzik, “Dhelpër dinake” që u përfol se i dedikohej Loredanës.
“Fanse e kam pas’, tash ty po t’pëlqeka” , fansave nuk u ka shpëtuar detaji se Lotina e ka ndjekur dhe pëlqyer Loredanën prej vitesh.
Stilin që e vesh, prej meje e ki/ Femnat që i nxen, prej meje i ki”, mos vallë i referohet faktit se ish-çifti Mozzik-Loredana i shkëmbenin shpesh veshjet?!