E ftuar në një intervistë për “Prive”, Kader Kicaj ka ndarë më shumë rreth arsyeve që çuan në fundin e marrëdhënies së saj me Lumbardhin.
“Lidhja jonë brenda shtëpisë së ‘Big Brother’ ishte e mrekullueshme, por jashtë nuk funksionoi. Lumbardhi brenda ishte krejt ndryshe dhe jashtë u ballafaqova me një njeri tjetër,” ka thënë Kaderi. Ajo gjithashtu u shpreh se, pavarësisht se i kishte dhënë një shans të dytë për ta provuar lidhjen, gjërat nuk ecën siç duhet.
“Nuk ka një ribashkim,” ka theksuar ajo, duke mbyllur derën për çdo mundësi rikthimi. Megjithatë, Kaderi tha se nuk dëshiron të flasë keq për ish-partnerin, duke i uruar fat dhe suksese në të ardhmen.