Luiz Ejlli, përmes një postimi në Instagram ka zbuluar se do të jetë pjesë e një filmi të ri.
Pas suksesit të “Në Kuadër të Dashurisë”, duket se do të vijë një film tjetër, këtë herë nga vetë ai.
“Jam pothuajse në fund të skenarit për filmin e radhës. E merrni dot me mend se kush do të jetë partnerja ime? Meqë jam vetëm, do të më duhet edhe ca kohë sa t’i gjej, të biem dakord dhe të vendos për aktorët, ekipin e xhirimit, sponsorët etj. Ju jap fjalën që nuk do të zhgënjeheni, sikur edhe nga xhepi ta paguaj të gjithin. Dhe siç e dini, unë fjalën e mbaj!”, shkroi ai. Cila mund të jetë partnerja? Kiara ndoshta? Nuk e dimë, mbetet për t’u zbuluar.