Njerëzit besojnë se deklarata e fundit e Dua Lipës i drejtohet Taylor Swift. Duke folur në një intervistë të re në “60 Minutes”, Dua ka treguar pse i shmanget këngëve për jetën e saj private. 29-vjeçarja shqiptare shprehet se disa artistë përdorin jetën e tyre private në këngët e tyre vetëm për të tërhequr vëmendje.
“Disa njerëz janë kaq të pamëshirshëm me jetën e tyre private, saqë vendosin t’i nxjerrin të gjitha në një këngë, sepse e dinë se ajo do të tërheqë vëmendjen e njerëzve.”, tha Dua.
“Për mua, ishte gjithmonë e rëndësishme të bëja muzikë që njerëzit me të vërtetë e donin, jo sepse po e bëja për klikime në kurriz të dikujt tjetër.”, shtoi Dua.
Këto fjalë kanë sjellë reagimin e ashpër të fansave të Taylor Swift, të cilët kanë zgjedhur ta sulmojnë artisten shqiptare.