Ndërkohë që jemi shumë afër fundit, tashmë është e qartë se Javët e Modës kanë një emërues të përbashkët, supermodelin Elton Ilirjani. Prania dinamike e tij dhe stili i gjallë e plotë jetë bëri që pas një serie aktivitetesh në këtë industri, influencuesi i modës të shkëlqente dhenë Milano Fashion Week.
Koleksionet e reja u prezantuan në “kryeqytetin” e modës, Milano, nën ekskluzivitetin e “Global FashionCollective”. Milano Fashion Week si eventi i përvitshëm dhe ndër më të rëndësishmit e botës sëmodës u zhvillua përgjatë datave 17-23 shtator nëbashkëpunim me Tripleroot dhe Yunsonga, artistja e cila dhuroi një performancë fantastike duke derdhur krijimtarinë e saj plot ngjyra “live” mbi këmishën e bardhë të Ilirjanit. Një spektakël që krijoi suspansë si tek të ftuarit, ashtu edhe tek vetë modeli.
Po ashtu mes performancave të tjera, ai u shfaq edhe si princ indian me të gjitha motivet përkatëse, duke marrë të gjithë vëmendjen e të ftuarve prestigjiozë të ulur në rreshtin e parë. Pamjet e tij në pasarela dhanë jo vetëm këndvështrime të ndryshme kreative në dizajn, por edhe pikëpamje kulturore të “përqafuara” mirë në elegancën dhe stilin që e karakterizon.
Thonë që bashkimi bën fuqinë. E ku ka më bukur kur dy artistë shqiptarë bëhen bashkë për të dhënë një spektakël të vërtetë. Supermodeli ynë u kurua nga make up artistja e njohur Mirela Baci, punët e së cilës ikemi hasur në “look”-un e shumë VIP-ave të njohur.Me fantazinë dhe artin e saj ajo risolli një Ilirjan tjetwrpërshtatur fort me stilin e veshjes.
Veshjet ishin punuar me përkushtim në detaje nga dizajner dhe stilistë të njohur Myart, Feleppa, PiyaliRoy Haute Couture dhe Drisha Closet, duke filluar nga ato me motive më glamour e deri te veshjet më klasike. Ngjyrat, materialet velvet, thekët dhe detajet eshkëlqimit sigurisht që nuk munguan në këtë sfilatë.
Pas një jave të ngarkuar me plot angazhime në Itali, yllin e pasarelave të këtij muaji do ta shohim në njëtjetër kryeqytet, këtë herë në atë të dashurisë. Që dashuria në Paris Fashion Week nuk do të mungojëkëtë e dimë, por jemi të gjithë sy e veshë se cila do të jetë lëvizja e tij e radhës për të mbërthyer sërish publikun pas vetes. Na mbetet vetëm të presim surprizën.