Kate Middleton është rikthyer duke postuar dy fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram me Princin William. Ata kanë takuar një vajzë 16-vjeçare, e cila vuan nga një formë agresive e kancerit.
Princesha, e cila muajin e kaluar përfundoi kimioterapinë, u takua me Liz Hatton, pasi e ftoi për të bërë foto.
Liz, një fotografe e re nga Harrogate, North Yorkshire, së cilës mjekët i thanë në fillim të këtij viti se kishte nga gjashtë muaj deri në tre vjet jetë, ka një listë dëshirash.
Princi William dhe Catherine, e cila vetë është një fotografe, thanë se vajza e re i kishte frymëzuar të dy.
“Ishte kënaqësi e madhe të takova Liz-in në Windsor sot. Një fotografe e re, e talentuar, kreativiteti dhe forca e së cilës na frymëzoi të dyve. Faleminderit që ndani fotot dhe historinë tuaj me ne.”, shkroi princesha.
View this post on Instagram