“Goca dhe gra” nisi rrugëtimin në një sezon të ri, me modetatore të reja dhe e ftuara e parë ishte pikërisht Bora Zemani. Moderatorja foli për jetën personale dhe atë profesionale dhe kjo e fundit do të mbushet me emocione të reja pasi pritet të nisë një program i ri në “TCH” që do të drejtohet nga Bora. Do të jetë një game-show dhe titullohet “Piramida”. Por sigurisht që ka pasur dhe pyetje pikante, mes tyre a ka Bora Zemani operacione plastike?
“Nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale, dy ndërhyrje kirurgjikale kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe kam hequr apendicitin. Pastaj gjëra të tjera për mirëmbajtje patjetër që po. Nuk jam kundër ndërhyrjeve kirurgjikale për sa kohë dikush ka nevojë dhe e bën të ndihet mirë, patjetër që po.
Fakti që nuk kam bërë operacioni plastike nuk do të thotë që nuk kam qejf, por kam frikë, dhe kam frikë të shikoj përfundimin. Nëse do mendoja të bëja ndonjë ndërhyrje do ishte gjoksi, do doja ta zvogëloja”, tha moderatorja.