Kanye West dhe Bianca Censori janë fotografuar në Tokio duke shfaqur publikisht afeksionin ndaj njëri-tjetrit, vetëm disa ditë pasi u raportua se reperi po diskutonte për të paraqitur kërkesën për divorc nga bashkëshortja e tij e njohur për stilin e saj provokues, me të cilën thuhet se është ndarë prej javësh.
Fotot u shfaqën në rrjetet sociale të hënën në mbrëmje, pas lajmit të bombës së divorcit, duke treguar çiftin në një qendër tregtare, të lumtur dhe me duart mbi njëri-tjetrin. Bianca kishte vendosur duart në fytyrën e Kanye-t duke buzëqeshur, ndërsa çifti po ngjiteshin mbi disa shkallë elektrike në Tokio, Japoni.
Kanye, 47 vjeç, dhe Bianca, 29 vjeçe, nuk ishin fotografuar së bashku që nga 20 shtatori.