Boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi ka humbur të atin. Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes një statusi në “Instagram”.
“Më copëtove në shpirt o babë! U ndave nga jeta shumë herët dhe na le me mall për ty, përgjithmonë! Ti ishe mbështetësi dhe këshilltari i jetës time më i madhi dhe më i veçanti, ishe pas meje në çdo hap të jetës time! Shpresoj se të kam bërë krenar. Çdo gjë që e kam shpalos nga jeta ime, buronte nga mirësia e burrëria e jote babë! Unë jam shumë krenar dhe falendërues se jam biri yt dhe e falenderoj Zotin për çdo moment se të kisha ty pranë. Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi të gjithë. U bëfsh banor i Xhenetit babë. Në zemrën time do të të mbajë gjithmonë”, ka shkruar ai krahas fotos me të atin e ndjerë.