Mbrëmjen e djeshme Graciano Tagani ka qenë i ftuar në “Natën me Aulonën”, për të folur rreth jetës profesionale, por nuk ka munguar dhe një rrëfim personal rreth marrdhënies së tij tejet të përfolur me moderatoren Argjira Spanca.
I pyetur rreth zërave se marrdhënies së tyre mund t’i ketë ardhur fundi fill pas hyrjes së Gracianos në edicionin e kaluar të BBVIP, balerini ka pranuar se çifti ka pasur një krisje.
Arsye për këtë duket se është bërë një pasiguri e Gracianos që ai e përshkroi si probleme me veten pasi mendonte që nuk ja kishte dalë dhe se pati një “crash” me trurin, ku nuk e kishte mendjen as tek marrëdhënia as tek vetja, por vetëm tek Big Brother.