Prej vitesh Rudina Xhunga nuk ka botuar më libra. Siç zbulon në ZëmeMirën Podcast, as nuk po shkruan. Pse? Vetë ajo tregon atë që mendon se ka humbur gjatë rrugës e që i duhet një shkrimtari për të krijuar.
“Tani shkruaj fatura gjithë ditën. Fatura, fatura. Tek “notes” shkruaj çfarë do bëj, axhenda. Tani është bërë e vështirë të shkruaj. Është bërë shumë e vështirë. Në gusht pata një rikthim tek vetja duke lexuar. Ishin edhe libra të bukur ata që më ranë në dorë. Unë pas çdo libri bija në dashuri me autorin. Ishte një spanjoll. Thashë: Ky mund të isha unë. Realisht nuk mendoj që është vetëm kjo çështja. Që ti je gazetare. Që ti shkruan fatura. Që ti e ke mendjen t`i kushtohesh familjes. Është një autocensurë e brendshme. Kjo mendoj që është më e rëndë në jetën e një njeriu. Shkrimi do liri. Shkrimi do shumë liri, do marrëzi, që ti e humbet me kalimin e kohës. Unë kuriozitetin nuk e kam humbur, por marrëzinë kam frikë se po”, tha Rudina.
Podcastin e plotë e gjeni këtu: