Rina Zaiti dhe Ledri Vula janë kthyer në dyshen më të komentuar në rrjete sociale dhe mediat rozë, për shkak të aludimeve për një lidhje mes tyre. Dyshimet janë shtuar pas fotove ku Rina shfaqej krah Ledrit në rrugët e Londrës.
Së fundmi Rina ka postuar një foto në Instagram dhe njerëzit janë bindur se aty është edhe Ledri.
Në foton e publikuar nga Rina duket dora dhe kapelja e një mashkulli dhe në rrjet shpërthyen aludimet se ai është Ledri, kjo për shkak se në postim ka foto të ditëlindjes së Rinës dhe nga rrugët e Londrës, ku ajo u fotografua përkrah reperit.