Moderatorja e njohur, Liesa Haxhiasllani është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e ka quajtur Sia. Liesa e ka treguar vetëm pak bebushen, duke mos ia zbuluar portretin.
Kujtojmë se moderatorja ishte njëkohësisht shtatzënë me mikeshën e saj të ngushtë, Kiara Titon dhe vajzat i ndanë bashkë emocionet në pritje për tu bërë nëna.
Urimet për ardhjen në jetë të Sias kanë qenë të shumta, por ai i Kiarës ra në sy nga ndjekësit.
”Mezi pres të të mbaj. Po vijjj shpejt”– shkruan Kiara plot emocion.