Pas arrestimit të Sean “Diddy” Combs në New York pesë javë më parë, djali i tij i adoptuar Quincy Brown, ka dalë në mbrojtje të tij në rrjetet sociale.
Quincy shprehu shqetësimin e tij për mënyrën si janë trajtuar akuzat ndaj babait të tij, duke thënë: “Muajt e fundit kanë shkatërruar familjen tonë. Shumë njerëz na kanë gjykuar ne dhe babain tim mbi akuza dhe teori konspirative që janë bërë absurde.”
Ai shtoi: “Ne qëndrojmë të bashkuar, duke mbështetur çdo hap të tij. Ne mbështetemi tek e vërteta, duke e ditur se ajo do të fitojë. Asgjë nuk do të thyejë forcën e familjes sonë. NA MUNGON DHE TË DUA BABI.”
Pas akuzave që ishin bërë se nëna e tij e ndjerë, Kim Porter, kishte shkruar një memoir që përshkruante abuzimin seksual nga Diddy, Quincy dhe vëllezërit e tij lëshuan një deklaratë duke i quajtur këto akuza “thjesht të pavërteta”. Ata theksuan se “nëna jonë nuk e ka bërë atë, dhe kushdo që pretendohet se ka një manuskript po e paraqet veten në mënyrë të gabuar.”