Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka shprehur pas hyrjes si i ftuar në Big Brother VIP Kosova se ka raporte të mira me ish-gruan e tij, Arbenita Ismajli.
Ai tha: “Kemi shumë respekt për njëri-tjetrin. Kam respekt dhe dashuri për të. Është nëna e vajzës sime, asnjëherë s’mund ta qes poshtë nënën e vajzës sime.”
Megjithatë, Arbenita reagoi ashpër ndaj këtyre komenteve, duke e quajtur atë një hipokrit. Ajo shprehu shqetësimin e saj duke thënë: “Une ende jam me trauma dhe ankth duke luftu për kujdestarinë e vajzës sime, për të cilen kam punuar dhe vazhdoj të punoj për ta mirëmbajtur edhe financiarisht edhe emocionalisht.”
Arbenita vazhdoi të theksojë ndjenjat e saj të frikës: “Une ende jam e frikesuar prej tij, sepse vetem une e di cfare kam përjetuar, dhe shumë mirë e kanë parë edhe familjaret e tij që kanë qenë dëshmitarë dhe pa turp janë bërë bashkë kundër meje.”
Ajo shtoi se Fero bën presion ndaj saj dhe familjes së saj: “Çfarë hipokrizie. Doli me gënjeshtra se une e kam kidnapuar dhe falsifikuar dokumentet, e pa asnje deshmi mediat e perkrahen.”
Arbenita përfundoi duke kërkuar liri dhe paqe: “Mjaft me gënjeshtra dhe presione psikologjike, me lejo të frymojë dhe të rimarr veten e të vazhdoj jetën sepse e meritoj.”