Këngëtarja Filloreta Raçi, më e njohur si Fifi, po përballet me sfida emocionale pas problemeve shëndetësore të djalit të saj, Theo.
Në një postim të ndjerë në Instagram, ajo ndan shqetësimin e saj dhe shpreh falënderimin për stafin e spitalit “Nënë Tereza”, duke thënë:
“Evlat, biri i mamit kalon edhe kjo se ti je i fortë, ma i fortë edhe se unë.”
Fifi inkurajon djalin e saj dhe tregon se është mirënjohëse për kujdesin që po merr ai nga mjekët. Ajo shpreh besim se së bashku do ta kalojnë këtë situatë të vështirë.