Të gjithë e dimë—takimet e para mund të jenë të mrekullueshme… ose një dështim total. Dhe, ndërsa çdo person ka veçantitë e veta, ka disa flamuj të kuq që mund të tregojnë probleme që nuk duhen anashkaluar.
Këtu është një listë argëtuese (por e dobishme) e gjërave që duhet të kesh parasysh nëse mendon, “A është ky i duhuri për mua?”
1. Kur kërkon të ndani faturën që në takimin e parë: Ndërsa ndarja e faturës mund të jetë në rregull për disa njerëz, kërkesa për ta ndarë pa u ofruar ta paguajë ai i pari, mund të nënkuptojë se nuk është aq i sjellshëm sa shpresoje.
2. Bisedon shumë për ish-të dashurat: Bisedat e tij duhet të jenë për njohjen tuaj, jo për ish-at që ka pasur.
3. I mungon mirësjellja ndaj stafit: Nëse ai është i pasjellshëm me kamerierët ose stafin, kjo mund të tregojë shumë për karakterin e tij.
4. Ankesa të vazhdueshme për jetën e tij: Nëse gjithçka që dëgjon janë ankesa për jetën, punën ose miqtë e tij, ky mund të mos jetë një partner pozitiv.
5. Kur vetëm ai flet për veten: Nëse nuk pyet asnjëherë për ty dhe është i përqendruar vetëm te vetja, ndoshta nuk është i interesuar për një marrdhënie dy-palëshe.
6. I mungon respekti për hapësirën tënde personale: Nëse afrohet shumë fizikisht pa e kuptuar që mund të të bëjë të ndihesh keq, kjo është një shenjë që nuk respekton kufijtë e tjetrit.
7. Ka energji të ulët ose duket i përgjumur: Nëse ai duket i paangazhuar ose i pavëmendshëm, kjo nuk është një shenjë e mirë për një fillim të mbarë.
8. Ka pasiguri të theksuar për pamjen e tij: Nëse flet vazhdimisht për pasiguritë e tij fizike, kjo mund të tregojë mungesë vetëbesimi. Mos e bëni çuna!
9. Bën premtime të mëdha që në fillim: Nëse ai premton gjëra të mëdha si të jetë i dashuri i përjetshëm që në takimin e parë, kjo mund të jetë një shenjë që ka diçka që s’shkon dhe absolutisht një flamur i kuq.
10. Ka mungesë të planeve për të ardhmen: Nëse ai nuk ka asnjë synim ose plan për jetën e tij, kjo mund të tregojë mungesë ambicieje.
11. Ka një të kaluar problematike që e përmend gjithmonë: Nëse flet shumë për problemet e tij të kaluara, kjo mund të jetë tregues i një ngarkese të madhe emocionale, edhe pse nga jasht mund të duket krejt e kundërta. Mos rreziko!
Mos harro, një takim i parë është vetëm një test për të parë nëse keni vlera të përbashkëta dhe nëse e pëlqeni shoqërinë e njëri-tjetrit. Mos e merrni gjithçka shumë seriozisht, por as mos e injoroni intuitën tuaj dhe ndjesinë që ju lë një person. Në fund të fundit, një takim i dytë duhet të jetë i merituar!