Superylli brazilian i futbollit, Neymar, u përball me një incident të pazakontë gjatë ndeshjes së fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Ndërsa Neymar po largohej nga fusha, tifozët nga tribuna shfaqën dëshirën për ta përshëndetur. Ai zgjati dorën drejt tyre, por një tifoz e shfrytëzoi momentin për t’ia hequr unazën nga dora e djathtë.
Neymar duket sikur e kupton menjëherë çfarë kishte ndodhur, por i hedh vetëm një vështrim tifozit dhe vazhdon të ecë drejt daljes së stadiumit.
Ajo që është edhe më interesante është që vetëm pak orë pas vjedhjes, unaza u shfaq për shitje në një faqe online me një çmim prej rreth €15 mijë eurosh.