Princesha e Monakos, Grace Kelly është një emërtim për elegancën dhe stilin. Ajo është bërë simboli i përjetshëm i epokës së artë të Hollivudit, pavarësisht se ka hequr dorë nga karriera e saj për dashurinë, duke u bërë një princeshë.
Statusi i saj legjendar mbetet i pakrahasueshëm dhe ndikimi i saj është i përjetshëm: ajo rrezatonte ekuilibër, bukuri dhe hirësi në çdo foto.
Grace Kelly lindi më 12 nëntor 1929 në Filadelfia, Pensilvani, SHBA. Ajo lindi në një familje të pasur katolike. Kelly u arsimua në manastir dhe shkolla private përpara se të ndiqte Akademinë Amerikane të Arteve Dramatike në Nju Jork në vitin 1947. Ajo punoi si modele për të paguar shkollimin e saj. Pas disa sezoneve të aktrimit në teatro verore, Kelly bëri debutimin e saj në Broadway në nëntor 1949. Ajo luajti në një sërë dramash televizive në fillim të viteve 1950.
Në vitin 1955, Kelly u njoh me Princin Rainer të Monakos. Princi u takua me aktoren fituese të çmimit Oscar, gjatë një eventi në Pallatin e planifikuar për të mbështetur udhëtimin e saj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Fejesa e saj si përrallë me Princin Ranier u njoftua në Shtëpinë e Familjes Kelly në Filadelfia më 5 janar 1956, e ndjekur nga një konferencë shtypi në klubin e vendit në Filadelfia. Të nesërmen, Princi Rainier dhe Grace Kelly organizuan një ballo festive në hotelin Waldorf-Astoria në Neë York City, ku morën pjesë shumë anëtarë të shoqërisë së lartë të Nju Jorkut. Asokohe Kelly ishte 26 vjeç ndërsa Princi 32 vjeç.
Njoftimi i fejesës së tyre i befasoi shumë nga ata që e njihnin Kelly-n pasi çifti njiheshin për një kohë relativisht të shkurtër, por ishte një lajm i madh, i cili u shfaq në faqen e parë të New York Times. Çifti u martua menjëherë pas kësaj, më 18 prill, dhe pati tre fëmijë para vdekjes së saj tragjike.
Në atë ditë fatale të 14 shtatorit 1982, Princesha Grace humbi kontrollin e makinës së saj, e cila doli nga një rrugë malore pranë Cote D’Azur. Ajo u dërgua me urgjencë në një spital të Monakos dhe pësoi një hemorragji cerebrale, por vdiq natën e ardhshme pasi bashkëshorti i saj, Princi Rainier III, udhëzoi mjekët që t’i fiknin makinerinë që e mbante në jetë.
Ajo që pasoi ishte një pikëllim global për ish-legjendën e ekranit dhe bukuroshen e famshme, e cila u varros më vonë në Katedralen e Shën Nikollës, Monako, ndërsa vajtuesit rreshtuan rrugët për t’i dhënë lamtumirën.
Princi Rainier, i cili nuk u martua përsëri, u varros së bashku me të kur vdiq në vitin 2005. Thuhet se familja mbretërore nuk e kishte kapërcyer kurrë vdekjen e gruas së tij.
Grace Kelly vdiq në moshën 52 vjeçare./revistawho.com