Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angelina Jolie thyen heshtjen pas më shumë se 10 vitesh për mastektominë 17/12/2025
Callum Turner i vendos kushte Hollywood-it dhe arsyeja është Dua! 17/12/2025
Unaza që “nuk e pa dritën e diellit”: Georgina flet pa filtra për propozimin: Ishte më e pakta që… 17/12/2025
Surprizë! Rozën dhe Ritën tani do t’i shohim në një projekt bashkë 17/12/2025
“Do t’i thyej derën”, Fifi foli (sërish) për Flori Mumajesin! 17/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Më quajnë Lusi Barton”, emocione të thella dhe dhimbje, binom i shoqërisë sonë!

13/11/2024
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Më quajnë Lusi Barton”,  emocione të thella dhe dhimbje, binom i shoqërisë sonë!

 





Një marrëdhënie e koklavitur familjare, gjurmët e pashlyeshme që lë fëmijëria në psikikën njerëzore dhe procesi i vështirë i shërimit që shpie në çlirim shpirtëror e mendor.

Informacion i përgjithshëm rreth librit


Përfshirë në listën e gjatë të Man Booker Prize! (2016) Përfshirë në listën e shkurtër të International Dublin Literary Award! (2018)

Pas një operacioni që duhej të ishte fare i thjeshtë, Lusi Barton fillon ta marrë veten dalëngadalë. E ëma, me të cilën nuk ka folur prej vitesh, vjen që ta shohë. Në një dhomë spitali në zemër të Manhatanit, përpara vezullimit të qiellgërvishtësit Chrysler që ngrihet përtej dritares, dy gratë kuvendojnë gjatë. Ndonëse lidhja e tyre dukej e prerë, rrjedha e fjalëve ndoshta mund të shuajë zhurmën shurdhuese të gjërave të pathëna.

Thashetheme të vogla për njerëz nga fëmijëria e Lusit, duket se i lidhin sërish, por nën sipërfaqe fshihen tensionet dhe dëshirat që kanë karakterizuar çdo aspekt të jetës së Lusit: arratia e saj nga familja e trazuar, pasioni për t’u bërë shkrimtare, martesa, dashuria për dy vajzat e saj. Në atë dhomë spitali, për pesë ditë e net, dy gratë nuk janë gjë tjetër veçse gjëja më e lashtë, më e rrezikshme dhe më prekëse në botë: nënë e bijë që kujtohen sa e duan njëra tjetrën.

Kritika

Një roman i përkryer, në fjalët e kujdesshme të të cilit vibrojnë heshtjet. “Më quajnë Lusi Barton” na dhuron një larmi të rrallë emocionesh, nga dhembja më e thellë deri te hareja e kulluar.

The New York Times

Strout është një rrëfimtare e mrekullueshme e ngjarjeve të çuditshme familjare, e aftë të thurë sixhade të mbushura me mençuri, dhembshuri, thellësi.

The Guardian

Një roman bashkëkohor, i qetë e plot dhembshuri, për dashurinë, dëshirën dhe qëndresën e një familjeje të shkatërruar që s’ka fjalë ta rrëfejë. The Boston Globe

Një roman i shkurtër kushtuar dashurisë, veçanërisht asaj të ndërlikuarës nënë e bijë, por edhe për lidhjet më të thjeshta dhe të papritura… I evokon këto lidhje me një stil kaq të thatë, të kulluar dhe të thellë, saqë libri ngjan si shkrimet e shenjta.

Newsday

Mbi autoren

Elizabeth Strout është shkrimtare amerikane, e nderuar me shumë çmime, ndër të tjera ka fituar edhe Pulitzer Prize (2009) me romanin Olive Kitteridge. Ka filluar të shkruajë qysh e vogël dhe në adoleshencë ishte e etur për të lexuar biografitë e shkrimtarëve, mbi të gjitha ngaqë donte të studionte mënyrën se si i rrëfenin historitë e tyre. Ajo ka ndjekur Bates College, në degën Gjuhë e Letërsi Angleze. Ka fituar ndër të tjera çmimet: Los Angeles Times Art Seidenbaum Award për Romanin e Parë, dhe Chicago Tribune Heartland Prize. Ajo jep mësim në programin Master i Arteve të Bukura në Queens University of Charlotte.

Fragmente nga libri

1) Mendoj se e njoh fare mirë dhimbjen që si fëmijë shtrëngojmë në gji, atë dhimbje që zgjat gjithë jetën, dhe atë dëshirim aq të thellë sa as për të qarë nuk qajmë dot. E mbajmë të shtrënguar fort, oh, po, me çdo përpëlitje të zemrës që rreh: Kjo është imja, kjo është imja, kjo është imja.

2) Kjo është historia e një nëne që e do të bijën. Një dashuri jo e përkryer. Sepse të gjithë ne i duam të tjerët në mënyrë jo të përkryer.

3) Pyesim veten, gjithmonë pyesim veten, çfarë na shtyn ta përçmojmë dikë, çfarë na bën të ndihemi më të mirë se tjetri?

4) Secili prej jush ka vetëm një histori, – tha ajo. – Atë do ta shkruani në mënyra të ndryshme. Por mos u shqetësoni shumë për historinë. Tek e fundit, vetëm atë keni.

5) Ç’është e vërteta, mendoj se të jesh i pamëshirshëm, do të thotë të mbledhësh veten dhe të thuash: “Kjo jam unë dhe unë nuk do të shkoj atje ku nuk dua të shkoj, në Amgash, Ilinoi, dhe nuk do të rri peng i një martese që nuk e dua, do ta mbledh veten dhe do të turrem përpara, e verbër si lakuriq nate, por do të eci përpara!” Besoj se kjo do të thotë të jesh i pamëshirshëm.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Pse nuk u martua sërish? Albërie Hadërgjonaj jep mesazhin që çdo femër duhet ta lexojë!

Pse nuk u martua sërish? Albërie Hadërgjonaj jep mesazhin që çdo femër duhet ta lexojë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera