Sofija Nikitchuk, ish-Miss Rusia, u ndalua në aeroportin Vnukovo, Moskë, pasi dogana zbuloi disa bizhuteri luksoze përfshirë Cartier dhe Patek Philippe.
31-vjeçarja po udhëtonte nga Nice, përmes Stambollit, për shkak të mungesës së fluturimeve direkte nga Evropa Perëndimore drejt Rusisë. Ajo pretendoi se bizhuteritë ishin personale dhe nuk i kishte deklaruar, por ekspertiza konfirmoi vlerën e tyre prej 12 milionë rubla (115 mijë euro).
Nikitchuk tani përballet me akuza për kontrabandë dhe evazion doganor, duke rrezikuar deri në 5 vite burg.