Universiteti Yale do të prezantojë një lëndë të re që do të studiojë punën e Beyoncé, e cila ka një rekord prej 99 nominimesh për Grammy dhe njihet si një nga artistët më me ndikim në historinë e muzikës.
E titulluar “Beyoncé Makes History: Radical Afriko-American Tradition, Culture, Theory and Politics Through Music”, lënda do të fokusohet në jetën e këngëtares.
Profesoresha e studimeve afrikano-amerikane të universitetit të Yale, Daphne Brooks planifikon të përdorë repertorin e gjerë të këngëtares, duke përfshirë regjistrimet e performancave të saj live, si një “portal” për studentët për të mësuar rreth intelektualëve afrikano-amerikanë, nga Frederick Douglass te Toni Morrison.