Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar Elon Musk si pjesë e qeverisë së tij të re, gjë që ishte përfolur prej kohësh.
Elon Musk do të drejtojë një departamenti të ri, Departamentin për Efiçencën e Qeverisë (DOGE).
Së bashku me Vivek Ramaswamy, Musk do të udhëheqë një department që ka për qëllim të reduktojë “pozicionet e panevojshme dhe burokracitë, të shkurtojë shpenzimet dhe ristrukturojë agjencitë federale”.
“Musk dhe Ramaswamy do të hapin rrugën për administratën time për të çmontuar burokracinë qeveritare, të eliminojnë rregulloret e tepërta dhe të shkurtojnë shpenzimet e panevojshme,” deklaroi Trump.
Duket se Musk do të përpiqet të bëjë diçka të ngjashme me atë që ndodhi pas blerjes së Twitter, kur ai pushoi nga puna thuajse gjysmën e kompanisë në përpjekje për të ristrukturuar dhe optimizuar mënyrën e të punuarit dhe efiçencën e stafit.
Departamenti do të veprojë jashtë kornizave tradicionale qeveritare dhe roli i Musk nuk do të kërkojë miratim nga Senati, duke e lejuar atë të vazhdojë punën në Tesla, SpaceX dhe platformën sociale X. Ky projekt madhor pritet të përfundojë deri më 4 korrik 2026.