Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji kurorëzuan dashurinë e tyre me një martesë të ëmbël, duke festuar lidhjen përmes një ceremonie plot dashuri dhe emocion. Por, pas këtij momenti të rëndësishëm, Kreshniku ka bërë një deklaratë që i ka bërë ndjekësit të qeshin.
Në një postim në InstaStory, ai shkroi: “Çdo femër që punon, lektë duhet me ia dhonë burrit.”
Ky koment me humor ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, duke i bërë të pyesin se si mund ta ketë marrë Dafina këtë “kërkesë”. Megjithatë, të gjithë e dinë që çifti shpesh përdor shakatë si pjesë të komunikimit të tyre të përditshëm dhe ndajnë publikisht momente që tregojnë harmoninë e tyre të veçantë.
Një gjë është e sigurt – kjo “kërkesë” nuk është gjë tjetër veçse një shembull i humorit që e bën këtë çift kaq të dashur për publikun!