Ellen DeGeneres dhe gruaja Portia de Rossi janë transferuar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi Trump u zgjodh President.
Të dyja po kërkojnë të kenë një fillim të ri jashtë vendit dhe se nuk kanë ndërmend të kthehen në SHBA.
Një burim i tha TMZ se Ellen ndihet “shumë e zhgënjyer” nga fitorja e fundit e zgjedhjeve të Trump ndaj Kamala Harris. Ellen ishte një mbështetëse e madhe e Harris dhe thuhet se ka dhuruar 3,300 dollarë për fushatën e zëvendëspresidentes.