Miley Cyrus ka folur për marrëdhënien e saj me Max Morado, i cili është gjashtë vjet më i ri se ajo.
Këngëtarja 32-vjeçare ka folur për Harper’s Bazaar dhe ka përmendur diferencën në moshë mes tyre, por edhe këndvështrimin e ndryshëm që kanë për botën.
“Ai e sheh jetën ndryshe nga unë. Ai u rrit me një laptop. Unë kisha një kompjuter desktop që e ndaja me vëllezërit dhe motrat e mia.”
Ajo foli më tej për bashkëpunimin e tyre në këngën “Something Beautiful”.
“Kam punuar me babin tim gjatë gjithë kohës. Dhe kështu u njohëm me ish-burrin tim Liam Hemsworth. Kam punuar gjithmonë me njerëzit që dua. Dhe Max më frymëzon kaq shumë”, tha ajo.








