Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk kanë ndenjur në radhë për bukë”, Bleona: Nuk krahasohem me Rita Orën e Dua Lipën, i përkasin sistemit amerikan!

27/11/2024
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“Nuk kanë ndenjur në radhë për bukë”, Bleona: Nuk krahasohem me Rita Orën e Dua Lipën, i përkasin sistemit amerikan!

Bleona shquhet si një artiste që ka kapërcyer kufijtë lokalë, duke krijuar një karrierë të suksesshme në nivel ndërkombëtar.





Gjatë një interviste të fundit në revistën “Living” ajo tha se në një moment të karrierës së saj, ndjeu se tregu shqiptar nuk mund të përmbushte më ambiciet e saj artistike. “Fenomeni i përsëritjes është horrori më i madh për një artist,” shprehet ajo, duke treguar pse vendosi të ndiqte një rrugë të re jashtë kufijve.


Në vitin 2012, ajo riktheu për pak kohë fokusin në Shqipëri, duke organizuar një tur që sipas saj ishte “në të njëjtin nivel si çdo artist tjetër botëror. Nëse unë do të kisha qëndruar këtu, thjesht do të kisha përsëritur veten,” shprehet ajo me sinqeritet.”

Sot, në nivel global, ajo ka nënshkruar kontrata me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë muzikore. “Për kohën digjitale, unë prapë po bëj histori në mënyrën time,” tregon ajo, duke theksuar suksesin e bashkëpunimeve të fundit dhe impaktin e këngës “Stani” në tregun ndërkombëtar.

Duke reflektuar mbi udhëtimin e saj të vështirë në Shtetet e Bashkuara, Bleona thotë: “Unë nuk jam e lindur në Amerikë, unë flas me theks kur flas anglisht. Për Amerikën do jem gjithmonë një artiste e huaj, ndërkombëtare, e cila sjell më të mirën e kulturës së vendit nga i cili vjen.”

Kur pyetet për krahasimet me emra si Dua Lipa apo Rita Ora, ajo përgjigjet me realizëm: “Dua Lipa dhe Rita Ora i përkasin sistemit amerikan; ato janë teknikisht këngëtare britanike apo amerikane me origjinë shqiptare,” shprehet ajo. “Unë nuk kam arsye të krahasohem me to, sepse rrugëtimi ynë është tërësisht i ndryshëm. Ato nuk kanë ndenjur në radhë për bukë si të gjithë ne në vitet 90- të, nuk kanë pasur karrierë e sukses në Shqipëri dhe pastaj të kenë kaluar në skenën ndërkombëtare. Ato janë formuar atje, ndërsa unë jam rritur dhe kam filluar këtu, në Shqipëri.”

Një tjetër moment kuptimplotë për karrierën e saj ishte vendimi për të hequr këngët e vjetra nga YouTube. “Kam hequr ‘Mandarinë’ me 70 milionë shikime. Nuk ka rëndësi numri. Dua t’i sjell këngët e mia në versionin më të mirë të tyre, me standardet që kam sot.”

Mesazhi i saj për kolegët shqiptarë është i qartë dhe frymëzues: “Nëse dëshironi të promovoni muzikën tuaj jashtë vendit, unë po jua ofroj këtë mundësi. Mos harxhoni para për klikime false, por investoni në mënyrën e duhur dhe bëhuni viral në gjithë botën.”

“Nuk dua të fle me një burrë të pasur, unë jam vetë ‘burri i pasur’,” përfundon ajo, duke treguar vendosmërinë dhe pavarësinë që e kanë bërë një figurë unike dhe të pakrahasueshme./Living

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!
Breaking News

Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

20/12/2025
Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!
Breaking News

Moderatori heq kravatën LIVE dhe konfirmohet si banori i parë i BBV5!

19/12/2025
Next Post
Nëse nuk e ke dëgjuar “AKOMA” këngën e Rozanës dhe Sany Dimitrit, ti nuk e di çfarë ke humbur!

Nëse nuk e ke dëgjuar “AKOMA” këngën e Rozanës dhe Sany Dimitrit, ti nuk e di çfarë ke humbur!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera