Abdullah arrin të takohet me Nursemën falë Alevit. Ai i tregon se është penduar shumë dhe e bind Nursemën të kthehet në shtëpi. Si kusht Nursema kërkon që i ati t’i tregojë Pembes për ndjenjat e tij ndaj Alevit. Abdullah pranon vetëm që Nursema të kthehet në shtëpi. Surpriza e Fatihut ndaj gruas së tij dhe dëshira për t’i blerë një makinë fillimisht reflekton shumë pozitivisht në marrëdhëniet e çiftit, por me kalimin e kohës do t’i sjellë ata në prag të një problemi të madh. Nilaj, e cila mendon se është shumë e zgjuar, do të bjerë në grackën e mashtruesve. Hapja e restorantit, në të cilin Sonmez dhe Mustafa janë partnerë, do t’i bashkojë sërish dy familjet. Këvëllxhëm merr masa pasi mëson se Metehan i ka dhënë Çimenit një disk me pamje të papërshtatshme. Ajo dëshiron ta zgjidhë çështjen pa dëmtuar Metehanin dhe Çimenin, por në fund do të bjerë në një problem krejt tjetër. Abdullah vendos të mbajë një marrëdhënie vetëm miqësore me Alevin dhe ja transmeton edhe asaj vendimin e tij.