Ditët e festave janë një mundësi për t’u ribashkuar me familjen, por ndonjëherë, pyetjet që vijnë nga gjyshet apo xhaxhallarët mund të bëhen shumë më të vështira sesa një darkë e zakonshme.
Nëse ju keni përjetuar ndonjëherë pyetje të papërshtatshme mbi marrëdhëniet, punën apo jetën personale, mund ta dini ekzaktësisht sa stresuese janë ato. Ja disa pyetje të zakonshme që mund të dëgjoni, dhe si mund t’u përgjigjeni me elegancë dhe humor, pa humbur qetësinë tuaj.
Pyetjet e turpshme: Si të përdorni humor dhe diplomaci
- “Pse nuk je martuar ende?” Përgjigje: “Po pres një ftesë nga Mbreti i Maltës…por për momentin kanë qenë të zënë.”
Ose “Nuk kam gjetur akoma dikë që mund të më përballojë!” - “Mos je shëndoshur?” Përgjigje: “Po, kam filluar një program të ri, quhet “darka e Krishtlindjeve’!”
Ose “Eh, po mbledh energji për vitin e ri.” - “Kur e mbaron universitetin?” Përgjigje: “S’po e mbaroj akoma, dhe mezi pres të filloj një degë tjetër…
Ose “Po shqyrtoj mundësinë të bëhem astronaut!” - “Po kur do të bëhesh prind?” Përgjigje:
“Çdo gjë në kohën e duhur. Po ty, si po të shkon mbrëmja?” - “A po bën ndonjë punë të vërtetë tani?” Përgjigje: “Po, jam duke zhvilluar karrierën time si ‘Eksperte në përgjigje pyetjesh të papërshtatshme’.”
- “A po bën kursime për të blerë një shtëpi?” Përgjigje: “Po, ndoshta do të blej një kështjellë të vogël për të shpëtuar nga pyetjet e papërshtatshme.
Taktikat e përdorura nga profesionistët për të shmangur pyetjet turpëruese:
- Përdor humor: Humori është një armë e fuqishme. Mund të kthesh çdo pyetje në një shaka pa u ndjer aspak keq. Kur dikush të pyet për të ardhmen tënde, mund të thuash: “Po mendoj të kandidoj për kryeministër, por këtë vit të gjitha vëndet janë zënë.”
- Ktheja me pyetje: Nëse pyetja është shumë e papërshtatshme, mund ta kthesh me një kundërpyetje. Në vend që të përgjigjesh për jetën tënde, mund të thuash: “Po ti, si po i kalon ditët?” Kjo mund të zhvendosë diskutimin dhe të të ndihmojë të shmangësh një bisedë të sikletshme.
- Dhënia e përgjigjeve të paqarta: Disa herë, është më mirë të japësh një përgjigje të paqartë. Kur dikush pyet për një çështje personale që nuk dëshiron ta diskutosh, mund të thuash: “Po e mendoj ende” ose “Do ta shohim si do shkojë.”
- Vendos kufij: Kur ndihesh i stresuar nga një pyetje, mund të thuash: “Do të preferoja të mos flisnim për këtë tani.” Kjo është një mënyrë e sjellshme për të treguar se ndihesh i pasigurt për të vazhduar bisedën.
- Lëri pa fjalë: Kur një bisedë duket se po merr një drejtim të pakëndshëm, mund të zhvendosësh vëmendjen. Mund të kërkosh recetën e një pjate ose të flasësh për ndonjë histori të fundit të familjes.
- Qëndro i qetë dhe merr Frymë: Kur pyetja të godet në nerv, mund të jetë e lehtë të reagosh në mënyrë impulsive. Merr frymë thellë dhe përgjigju me qetësi dhe qartësi. Kjo do të ndihmojë të menaxhosh situatën më mirë.
- Qesh dhe harroje: Ndonjëherë, mund ta kthesh një situatë të sikletshme në një mundësi për të krijuar një atmosferë të lezetshme dhe të këndshme thjesht duke qeshur. Nëse dikush të pyet për një temë të çuditshme, thjesht qesh dhe kthehu tek një diskutim më i përshtatshëm.
Në fund të fundit, Krishtlindjet duhet të sjellin gëzim dhe bashkim, jo dhunë psikologjike nga pyetjet e sikletshme. Përdor humorin dhe diplomacinë për të mbrojtur hapësirën tënde personale dhe për të shijuar momentin pa stres. Mos harro: çdo person ka të drejtë të jetojë sipas mënyrës që dëshiron, pa u ndjerë i gjykuar nga të tjerët.
Festa të lumtura!