Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Vajza e Fjolla Morinës publikon mesazhet dhe porosinë e çuditshme para hyrjes në BBVK!  11/12/2025
Dua në muzikë, motra e saj në aktrim, familja Lipa nuk ndalet! 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Këshilla

E teprove gjatë festave? Ja çfarë duhet të hash që t’i rikthehesh normalitetit!

04/01/2025
in Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
E teprove gjatë festave? Ja çfarë duhet të hash që t’i rikthehesh normalitetit!

Pas një periudhe të gjatë festash, ushqimesh të shijshme dhe orësh të gjata duke ngrënë, tani po përballesh me atë moment tejet të trishtuar: ku shkon gjithë ai ushqim që ke ngrënë dhe si do ta rifitosh formën e mëparshme?





Ja disa këshilla të thjeshta për të kaluar peridhën pas festave pa u mërzitur shumë:

1 – Antidota ANTI-inflamatore!


Pas gjithë atij ushqimi të pasur dhe të tepruar, trupi ka nevojë për diçka që do ta ndihmojë të qetësohet dhe të ulë inflamacionin. Ushqime të pasura me omega-3, si peshku (sidomos salmoni dhe sardelet), janë fantastike për këtë. Gjithashtu, xhenxhefili dhe kurkuma janë dy heronj të vërtetë që mund të ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e tretjes. Një çaj me xhenxhefil dhe limon pas darke mund të bëjë mrekulli për trupin tuaj, ndërsa një gotë me ujë dhe limon do t’ju ndihmojë të rrisni energjinë dhe të largoni çdo shenjë të fryrjes.

2 – Supa, supa, supa!

Nuk ka mënyrë më të mirë për të rifituar një ekuilibër pas një festimi të tepruar sesa një supë e ngrohtë. Një supë me perime freskëta që do të ndihmojë të detoxifikosh trupin. Gjithashtu, nuk do të të bëjë të ndihesh si top!

3 – Sallatë, por jo vetëm gjethe

Një sallatë e thjeshtë, por me përbërës të shijshëm, si domate, kastravec, dhe pak avokado, është një zgjedhje fantastike. Mund ta pasuroni me proteina si peshk ose gjoks pule dhe një salcë dressing sipas dëshirës por ja cili është sekreti: mos e bëj sallatën të gjithën me gjethe, sepse do të të duket sikur po ha bar. Duhet pak balancë!

4 – Fruta për detox

Pasi ke ngrënë kaq shumë, trupi yt ka nevojë për vitamina. Merr një frut të freskët, si portokall, apo një mollë, dhe mundohu të mendosh që është më mirë se një copë bakllavaje. Bëhu pak kreative dhe bëj një kombinim perfekt për një lëng ose smoothie! Shegë, portokall, karrotë? Fantastike!

 5. Ushqime të lehta, por të shijshme

Nëse mund të shkosh drejt një dreke të thjeshtë si një sanduiç me avokado dhe gjoks pule, do të ndihesh më energjik dhe do të shmangësh ndjesinë e rëndesës që lë pas çdo ushqim i tepruar. Një trend i ri i njohur si “Buddha Bowls” ose “Balance Bowls” është fantastik. Ke kombinime të pafundme që mund t’i gjesh online për të krijuar receta perfekte që mbi të gjitha kanë super shije!

6 – Këtë me siguri nuk e dije: Hiq dorë nga Fast-food-i!!!

Po, e dimë që është e vështirë, por jemi me ju!

 7 – Nuk ka si uji!

Në mes të gjithë këtyre ndryshimeve mos harroni ujin. Po, është i mërzitshëm dhe i zakonshëm, por është po aq i nevojshëm. Disa gota ujë do të ndihmojnë trupin të rikthehet në formë dhe të eliminojë çdo mbetje të padëshiruar pas festës. Dhe sigurisht, do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të keni energji për të kaluar ditët pas festave.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 
Këshilla

Ja sa çokollatë duhet të hani për të përmirësuar humorin, sipas shkencës! 

11/09/2025
7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!
Këshilla

7 mënyra të lehta për të bërë shtëpinë të duket luksoze pa e ndjerë buxhetin!

27/08/2025
10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)
Këshilla

10 gjërat që një femër s’duhet t’i tregojë kurrë (nëse do të mbetet misterioze)

24/08/2025
9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!
Jetë

9 raste kur përdorimi i ChatGPT-së mund të jetë i rrezikshëm!

23/08/2025
9 gabimet që ju plakin më shpejt se koha!
Këshilla

9 gabimet që ju plakin më shpejt se koha!

19/08/2025
Next Post
Nënë për herë të parë, balerina e njohur zbulon gjininë e fëmijës

Nënë për herë të parë, balerina e njohur zbulon gjininë e fëmijës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera