Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Largësia na…”, u aludua për ndarje nga e shoqja, Eno Popi flet për herë të parë!

05/01/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Largësia na…”, u aludua për ndarje nga e shoqja, Eno Popi flet për herë të parë!

Prej vitesh, moderatori i njohur Eno Popi ndan jetën e tij mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Familja e tij, bashkëshortja dhe vajza 6-vjeçare, jetojnë në Kanada, ndërsa ai udhëton shpesh për shkak të angazhimeve profesionale. Kjo ndarje gjeografike e ka bërë lidhjen me të bijën edhe më të veçantë, duke shtuar përpjekjet e tij për të qenë sa më i pranishëm në jetën e saj.





I ftuar në emisionin “S’e luan Topi” të moderuar nga Erjona Rusi, Eno ndau disa momente nga përvoja e tij si baba. Edhe pse e përshkruan veten si një prind të përkushtuar, ai pranon se shpesh e vë në dyshim aftësinë e tij për të qenë një baba i mirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Eno rrëfen emocionet e përziera që ndjeu kur mësoi për herë të parë se do të bëhej baba. Ai kujton momentin si një periudhë transformuese, plot sfida dhe ndryshime.


“Në fillim unë jam trembur nga kjo. Ka qenë një stad jete, të cilin ne e kërkonim, ende edhe pa qenë gati, dhe kur ndodhi, m’u duk sikur çdo gjë duhet ta timonoja ndryshe, me mënyrën se si duhet të përshtateshim me një fëmijë që rritej dhe kërkonte vëmendjen,”– shpjegon ai.

Kur pyetet për stilin e tij prindëror, Eno tregohet i sinqertë dhe i hapur. “Nuk e di a jam baba i mirë. Kur të rritet Liv, do të ketë një konkluzion nëse kam qenë baba i mirë mjaftueshëm…”  .

Prej vitesh Eno jeton mes Shqipërisë dhe Kanadasë, aty ku jeton familja e tij, partnerja Atena dhe e bija.

Për këtë raport i cili është komentuar kohët e fundit, ai tha se nuk i ka larguar aspak, por e ka bërë dashurinë dhe lidhjen mes tyre edhe më të fortë.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!
Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
Next Post
(VIDEO) Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël? Ja detaji që po “çmend” rrjetin

(VIDEO) Dafina Zeqiri në pritje të ëmbël? Ja detaji që po "çmend" rrjetin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera