Po, është e vërtetë! Studimet tregojnë se gratë shpesh preferojnë burrat me bark, dhe kjo tërheqje shkon përtej pamjes fizike.
Një studim nga Planet Fitness zbuloi disa të dhëna interesante:
– 78% e grave mendojnë se burrat me bark janë më të sigurt në vetvete.
– 47% e grave dhe 58% e mamave i konsiderojnë burrat me bark si një trend të ri, krahasuar me ata me muskuj të definuar.
– 83% e mamave do ta kishin për nder të kishin një partner me bark.
Gjithashtu, një sondazh nga Dating.com tregoi se 75% e beqarëve preferojnë partnerë që nuk kanë trup perfekt, por një pamje më natyrale.
Por çfarë qëndron pas kësaj tërheqjeje? Hulumtimet tregojnë se burrat shumë tërheqës fizikisht shpesh perceptohen si më të prirur për tradhti, një tipar që lidhet me nivelet e larta të testosteronit. Këto nivele shpesh ndikojnë në sjellje agresive, duke i bërë këta burra të duken më shumë si “rivalë” sesa partnerë të besueshëm.
Nga ana tjetër, burrat me bark lidhen me tipare si:
– Kujdes dhe dashuri ndaj partneres.
– Potencial për të qenë prindër të mirë.
– Maturim dhe qëndrueshmëri.
Pra, edhe pa “six-pack”, burrat me bark mbeten të hijshëm dhe të dëshiruar!