Nursema dhe Umut fillojnë të kuptojnë që në ditët e para të martesës së tyre se jeta e tyre nuk do të jetë e lehtë dhe se mosmarrëveshjet do t’i lëndojnë. Nata kur Nursema fton familjen e saj për darkë, kthehet në një makth për të dy. Doa pasi gjen provat e tradhtisë së Fatihut, do të ndërmarrë veprime që do të sjellë pasoja të pakthyeshme për të dyja familjet. Të gjithë mësojnë tradhtinë e Fatihut. Doa pëson dhimbje dhe dërgohet me urgjencë në spital. Ajo bën lindje të parakohshme dhe fatkeqësisht e humb një nga bebat. Të gjithë tronditen nga ky lajm. Omer dhe Këvëllxhëm martohen por një tragjedi e kthen gëzimin në pikëllim. Ata bëjnë një aksident me makinë. Doa do të fajësojë Fatihun për humbjen e një prej foshnjave të saj, ndërsa familja Unal do të mbështesin djalin e tyre.