Princi i Uellsit, William, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Kate Middleton, e cila sot mbush 43 vjeç. Pas një viti të vështirë për princeshën, William e ka vlerësuar për forcën dhe guximin e saj. Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, ai shkroi: “Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.”
Në shenjë mbështetjeje dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë, Kensington Palace shpërndau mesazhin personal të William, së bashku me një foto të papublikuar më parë të Kate, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor gjatë verës së kaluar.