Gjesti vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut shqiptar që prej hyrjes së tij në shtëpinë e BBV Albania vetëm 24 orë pas daljes nga BBV Kosova. Megjithatë, eliminimi dhe rikthimi i tij i menjëhershëm në lojë pas plot 3 muajsh duket se kanë sjellë sfida për të.
Një moment që ka bërë bujë është deklarata e Jozit, i cili ka përmendur ngjarje nga pjesëmarrja e Gjestit në Big Brother VIP Kosova. Jozi e akuzoi atë duke thënë: “Ti je i vogël, madje femrën ta ka marr shoki,” duke iu referuar një tjetër ish-banori të BBVK.
Jozi nuk ka qenë i vetmi që i ka përmendur lidhjen e mëparshme Gjestit, Xumi madje dhe vetë Egli e kanë provokuar për të marrë vesh më shumë.
Si pasojë e këtyre komenteve, këngëtari është parë në gjendje të rënduar emocionale. Ai ka theksuar disa herë se nuk i lejohet të flasë për ngjarje nga Big Brother VIP Kosova.
“Vëllai i Madh, nëse lejohen me u përmend këto sene prej jashtë, unë dal prej shpie,” ka thënë ai.